Facebook sërish në telashe me BE, 1.6 miliardë USD gjobë për shkeljen e privatësisë

0
34

Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave në Irlandë, ka hapur një hetim ndaj Facebook, për nxjerrjen e të dhënave që ka ndikuar mbi 50 milionë persona. “Hetimi do të shqyrtojë respektimin e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave nga Facebook, që synon sigurinë e të dhënave personale”, deklaroi komisioni irlandez. Facebook deklaroi javën e kaluar se ka zbuluar një mangësi që lejonte hakerat që të aksesojnë informacionin e thuajse 50 milionë njerëzve.

Sipas komisionit të mbrojtjes së të dhënave në Irlandë,  thuajse 10% të këtyre llogarive i përkisnin Bashkimit Europian.  Njësia europiane e gjigantit amerikan të teknologjisë është e themeluar në Irlandë dhe rrjeti social ka zgjedhë komisionin irlandez si rregullatorin e vetëm për çështjet e privatësisë në Bashkimin Europian.  Për rrjedhojë,  komisioni në Irlandë do të vendosë nëse do të ndërmerret një ndëshkim.

Nën rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave që u prezantua në muajin Maj,  kompanitë që pësojnë penetrim në të dhënat personale duhet t’i raportojnë autoriteteve brenda 72 orësh, diçka që Facebook e ka bërë.  Megjithatë,  një tjetër pjesë e rregullores që shqetëson Facebook, është ndëshkimi financiar pas kësaj ndodhie.

Firmat mund të gjobiten nëse zbulohet se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të parandaluar vjedhjen e të dhënave.  Maksimumi i gjobës për Facebook mund të arrijë në 4% të xhiros globale, që arrin në 1.63 miliardë dollarë, ndërkohë që të ardhurat totale të rrjetit social arritën në 40.65 miliardë dollarë vitin e kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here