Nga dallojnë sëmundjet seksualisht të transmetueshme nga infeksionet seksuale

0
83
Ka disa terma që natyrisht na konfuzojmë dhe nuk mundemi t’i diferencojmë! Dy nga to mund të jenë sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme.

Në dukje të parë duket sikur kemi të bëjmë me të njëjtën gjë, por më poshtë do të lexoni nga ndryshojnë këto të fundit.
Sipas Shoqatës Amerikane të Shëndetit Seksual, një në dy individë do të diagnostikohet me një infeksion para moshës 25 vjeçare. Kjo do të thotë që jo vetëm duhet ta dini se çfarë është një infeksion seksualisht i transmetueshëm, si t’i parandaloni dhe si t’i trajtoni, transmeton lajmi.net.

Sëmundja transmetohet përmes kontaktit intim seksual ose seksit anal apo oral. Ndonjëherë sëmundjet seksuale nuk shfaqin simptoma, kështu që edhe nëse nuk keni simptoma, por mendoni se mund të keni marrë një sëmundje, duhet të bëni një kontroll.
Nga ndryshon sëmundja nga infeksioni! Nëse ju keni një infeksion që është transmetuar seksualisht, kjo nuk do të thotë se është shndërruar në një “sëmundje” .

Në disa raste, një infeksion mund të qëndrojë “pasiv” në sistemin tuaj për muaj apo edhe vite.
Një infeksion ndodh gjatë fazave fillestare të një sëmundjeje, por jo çdo infeksion domosdoshmërisht shndërrohet në një sëmundje. Kjo do të thotë se çdo sëmundje fillon si infeksion, por jo çdo infeksion bëhet sëmundje.
Disa shembuj të sëmundjeve janë herpesi gjenital, klamidia, gonorreja dhe sifilizi.
Sëmundje të ndryshme kanë simptoma të ndryshme, prandaj, nëse jeni seksualisht aktiv, është e rëndësishme që të testoheni çdo 12 muaj (madje edhe çdo gjashtë muaj, nëse është e mundur). Një shembull I infeksioni është papillomavirusi (HPV).

Rreth 90% e grave të infektuara me papillomavirus trajtohen brenda dy viteve, ndaj është e rëndësishme kapja e simptomave në kohë dhe kurimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here