‘I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë brezat që e njomën flamurin kuq e zi me gjakun e tyre’

0
45
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, rikujtoi ditën kur Kuvendi i Kosovës vendosi zyrtarisht që flamuri shqiptar të valojë i lirë në tërë vendin.

Kjo ditë shënon sot 50 vjetorin e saj.

Haradinaj tha se kësaj ngjarjeje madhore për historinë tonë, i paraprinë protestat masive të shtatorit 1968, që shënuan rizgjimin historik të ndjenjave nacionale, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

Gjysmë shekulli më përpara, në ditën e sotme, Kuvendi i Kosovës vendosi zyrtarisht që flamuri shqiptar të valojë i lirë në tërë vendin, duke e vendosur në vend një të drejtë themelore, të manifestimit të simbolit identitar.

Kësaj ngjarjeje madhore për historinë tonë, i paraprinë protestat masive të shtatorit 1968, që shënuan rizgjimin historik të ndjenjave nacionale. Flamuri kuq e zi u priu atyre në luftën çlirimtare deri në liri.

Dita e Flamurit është kremtuar edhe në kohërat më të vështira, kur shqiptarët ndiqeshin dhe burgoseshin vetëm pse ishin shqiptarë dhe shpalosnin simbolet e tyre.

Sot, në Kosovën e pavarur dhe sovrane, krahas rendit simbolik shtetëror, flamuri kuq e zi është rrëfimi i tërë rrugëtimit tonë deri në liri dhe përmban kujtimet e shumë brezave që u ngritën dhe ranë në mbrojtje të lirisë kombëtare, mbuluar me këtë flamur.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë brezat që e njomën flamurin kuq e zi me gjakun e tyre!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here