Imunizimi kundër gripit

0
57

Gripi epidemik është sëmundje akute infektive e cila pas një inkubacioni prej disa orëve deri në dy ditë, fillon pa shenja prodromale, me fenomene intoksikacioni, dhembje koke, temperaturë të lartë, rraskapitje, dhembje të nyjeve dhe muskujve, hiperemi të konjuktivave etj.

Gripi shkaktohet nga viruset A, B dhe C ku rëndësinë më të madhe epidemiologjike e ka virusi A sepse e ndërron strukturën e vet antigjenike. Prandaj, nuk mund të përfitohet vaksinë stabile, afatgjate për profilaksi të gripit, transmeton Telegrafi.

Vaksina kundër gripit që është në përdorim është vaksinë e mbytur e përfituar nga embrion i dhjetë ditor i zogut, gjegjësisht nga membrana e tij korinoalantoike e inaktivuar me formalinë duke iu shtuar metiolati në koncentrim l me 10 mijë. Një dozë prej 0,5 ml e vaksinës së mbytur virale kundër gripit ka rreth 2500 njësi hemaglutinuese.

1

Indikacionet dhe mënyra e aplikimit

Vaksina kundër gripit jepet sipas indikacioneve epidemiologjike. Indikacionet përaplikim janë të përgjithshme.

Qëllimi: profilaksa e gripit, duke filluar prej moshës 7-8 vjeçare e tutje. Për shkak të sezonalitetit që ka sëmundja duhet ditur se vaksina duhet aplikuar në vjeshtë, fundi i muajit tetor fillimi i nëntorit me qëllim të parandalimit të sëmundjes gjegjësisht epidemisë.

Kush i nënshtrohet vaksinimit?

Indikacionet individuale:

– Të gjithë personat më të moshuar se 60 vjeç;

– Personat më të rinj se 60 vjeçar që vuajnë nga arterioskleroza, hipertensioni, sëmundjet kronike të zemrës dhe enëve të gjakut, të cilëve gripi do t’ua keqësonte gjendjen shëndetësore;

– Personat me sëmundjen e sheqerit dhe diabetin insipid;

– Personat me sëmundje kronike të veshkave;

– Personat me sëmundje kronike të mushkërive;

– Personat me sëmundje të tjera kronike perzistente te të cilët gripi do ta keqësontegjendjen shëndetësore.

Indikacionet kolektive:

Bazuar në atë se gripi është sëmundje e karakterit epidemik masovik, gjegjësisht pandemik, kurse masat profilaktike janë të kufizuara, ku sëmundja do të nxirrte nga radhët shumë punëtorë e sidomos të të ashtuquajturit “grupi strategjik,” është më se e nevojshme të bëhet vaksinimi masovik i këtyre grupeve apo kolektivave: Vaksinimi primar bëhet me dhënien e dy dozave të vaksinës së mbytur virale në dozë prej 0,5 ml, me rl11gë subkutane me dallim kohor në mes të dozave prej 30 ditësh.

Imuniteti pasvaksinal te kjo vaksinë për fat të keq është jo solid dhe zgjatë 6-10 muaj. E keqja nuk është këtu, por nëse konstatohet se është ndërruar shtami i virusit, atëherë personi duhet vaksinuar rishtazi (komplet) në fillimin e vjeshtës që pason e nëse virusi nuk e ka ndërruar strukturën, atëherë duhet bërë rivaksinimin me një dozë të vaksinës së njëjtë prej 0,5 ml. Vaksina e mbytur virale mbron prej 60 deri 85% të rasteve.

Sipas autorëve të huaj vaksina mund të jepet në mënyrë simultane me vaksinën kundër tetanos it apo me vaksinën DT te fëmijët shkollor në rast rreziku nga epidemia masive e gripit. Pos vaksinës së mbytur kundër gripit, ekziston edhe vaksina e gjallë virale me aplikim nazal e cila nuk ka gjetur aplikim masiv.

 

Kundërindikacionet për aplikim

Vetë fakti se vaksina u jepet grupeve të rrezikuara me sëmundje kronike, flet se nuk ekzistojnë kundërindikacione të përgjithshme për aplikim. Mjekët, të cilët e aplikojnë vaksinën e mbytur virale kundër gripit, duhet të dinë se i vetmi kundërindikacion është njëra nga sëmundjet akute ngjitëse, gjendjet e rënda febrile, ndërsa nga aspekti i kundërindikacioneve specifike është alergjia në preparat dhe mosha më e re se 7 vjet.

Reaksionet pasvaksinale

Janë të rralla, sepse vaksina është njëra ndër vaksinat më pak reaktogjene. Reaksionet lokale zakonisht përcjellën me skuqje lokale, ndërsa reaksionet e përgjithshme nuk paraqiten fare. Parandalimi i komplikimeve bëhet poqëse zbatohen me përpikëri principet dhe rregullat e aplikimit të vaksinës.

Sigurimi dhe ruajtja e vaksinës

Vaksina virale e mbytur kundër gripit A dhe B prodhohet në shumë Institute Kombëtare Botërore. Paketimi i vaksinës është në flakone prej 5 ml. apo dhjetë doza. Paketimi bëhet edhe në një dozë apo 20 doza. Për transportimin e vaksinës prej prodhuesit e deri në aplikim nuk kërkohen kushte speciale, por sidoqoftë ruajtja e vaksinës duhet të bëhet në frigorifer në temperatu +4 deri +8˚C.

Afati i qëndrueshmërisë së vaksinës është i shënuar në deklaratë, varësisht nga prodhuesi, por zakonisht ka afat qëndrimi deri në 8 muaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here