Në shkollën ‘Faik Konica’ prindërit po kujdesen të fitojnë donacione për objektin shkollor

0
61

Në shkollën fillore “Faik Konica në Prishtinë, së fundmi është investuar nga Ambasada Japoneze. Megjithatë ka nevojë akoma që të plotësohen kushtet e nxënësve. E për këtë ka prindër që po kujdesen që të fitojnë donacione për t’ia siguruar shkollës perdet dhe kamerat e sigurisë. Kjo gjë po cilësohet krejtësisht normale nga Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Jonuz Salihaj.

Këta nxënës po vijojnë mësimin në shkollën “Faik Konica”, në të cilën sapo ka investuar ambasada japoneze.

E megjithatë, për t’iu plotësuar të gjitha kushtet, ka akoma nevojë për të tilla.

Iniciativa po merren edhe nga prindërit.

Këtë radhë që dritaret të mbulohen nga perdet, e shkolla të përcjellët nga kamerat, një prind po kujdeset që të fitojnë një donacion.

 

Ai thotë se lajmi që prindërit do të paguajnë këtë investim, është i pavërtetë.

Sipas Gashit, prindërit edhe më parë kanë bashkëpunuar.

Në bankat e klasave të kësaj shkolle, ulen mesatarja 30 nxënës në klasë.

E se bashkëpunimi me prindër është  gjë është krejtësisht normale tha Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj.

Madje sipas tij mentaliteti se në shkolla publike çdo investim duhet të vijë nga shteti, është mentalitet i vjetër.

Është krejtësisht normale që Këshilli i Prindërve të interesohet për kushtet e fëmijëve dhe kjo ndodhë në të gjitha vendet e botës. Ne kemi bërë investime të mëdha në atë shkollë por nuk kemi kurrgjë kundër që prindërit të vazhdojnë me punë vullnetare dhe me kontribute financiare të investojnë për mirëqenien e fëmijëve të tyre. Unë kam bashkëpunim të ngushtë me këta Këshilla dhe i inkurajojë që të vazhdojnë me një qasje të tillë që motivon nxënësit dhe i vetëdijëson  ata që ta ruajnë pasurinë e shkollë.

Ndryshe është raportuar se prindërit Në Shkollën Fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, fëmijët e klasës së parë, pas 2 jave që nisën procesin mësimor u obliguan të dërgojnë nga 10-të euro për ndërrimin e perdeve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here