Këto janë veset e shenjave të zodiakut në dashuri, ja disa këshilla për ju

0
31

Huqet e 12 shenjave të zodiakut në dashuri:

Dashi: Zgjidhini betejat në të cilat doni të luftoni
Jo të gjitha mosmarrëveshjet duhet të çohen deri në fund ! Ndonjëherë është më e rëndësishme qetësia shpirtërore sesa një “luftë e fituar” ! Nëse do të vazhdoni të konfliktoheni edhe për arsyen më të vogël, do të humbisni luftën

Demi: Qetësohuni, jepini partnerit hapësirën e nevojshme
Një dem romantik do të bëjë çështë e mundura për t’i treguar partnerit se e duan, por kujdes me balancën midis gjesteve të ëmbla dhe “marrjes së frymës” ! Gjithësecili prej nesh (përfshirë dhe vete ju) ka nevojë për hapësirën e vet personale.

Binjakët: Mos e lini veten pas dore
Kur themi këtë nënkuptojmë interesat dhe hobit tuaj ! E dini përse ju mërziteni shpejt nga lidhjet? Sepse hiqni dore nga vetja juaj, i përkushtoheni tërësisht partnerit dhe brenda një kohe shumë të shkurtër nuk keni më për çfarë të flisni ! Thënë shkurt humbisni interesin!!

Gaforrja: Besojeni të dashurin e zemrës
Mjaft dyshuat për çdo gjë ! Besoni në atë çka keni ndërtuar me njeriun e zemrës dhe jetojeni! Dilni nga guaska.

Luani: Lërini të tjerët të kuptojnë se ju i doni dhe i vlerësoni
Ju jeni CEO i jetës suaj, , por në një marrëdhënie, duhet që dhe tjetri të ndihet i rëndësishëm! Lërini të tjerët të kuptojnë që ju i doni pranë në jetën tuaj, pasi në dukje jeni aq arrogantë saqë të bëni të besoni se JU nuk keni nevojë për askënd.

Virgjëresha: Prano gabimet
Askush nuk është perfekt ! Ndonëse ju jeni shenja që i afrohet më shumë kësaj të fundit, sërish bëni gabime ! Pranojini dhe jetoni në paqe me veten tuaj dhe të tjerët

Peshorja: Jini vetvetja
Mos lejoni që nevojat dhe dëshirat e të tjerëve të anashkalojnë dëshirat dhe nevojat tuaja reale. Nëse jeni në humor për pica, mos thoni “hamë çfarë të duash zemër” thoni :Dua picë ! Partneri juaj nuk do t’ju dojë më pak nëse ju jeni vetvetja, përkundrazi ! Kjo tregon vendosmëri dhe është për t’u adhuruar.

Akrepi: Jeta është e shkurtër mos mbani mëri
Akrepi është shenja që mban më shumë inat dhe që fal rrallë *për të mos thënë kurrë. Por në një marrëdhënie ia vlen të liroheni nga mëritë dhe të falni! Është ndjesi e papërshkrueshme, provojeni.

Shigjetari:Mbani gojën
Jo rrallë herë shigjetari flet pa u menduar, troç, si t’i vijë për mbarë ! Fjalët lëndojnë, ndaj të kesh takt në komunikim është thelbësore. Nuk po themi të heshtni e të mos thoni mendimin tuaj, por kuptojeni se ka disa mënyra të shprehuri.

Bricjapi: Mos e merrni aq seriozisht
Që në takimin e parë, bricjapi do t’ju flasë për një lidhje serioze, për martesën, fëmijët, problemet e zakonshme të një familjeje të re etj etj ! Duhet ta kuptoni që në këtë mënyrë “i trembni” të tjerët dhe pas takimit të parë do të zhduken pa lënë gjumë.

Ujori: Mjaft u hoqët sikur i dini të gjitha
E dimë që jeni shenjë gjeniale, por mos u tregoni egoistë. Pranoni botëkuptimin dhe pikëpamjet e tjetrit dhe lërini të kuptojnë se mendimin i tyre ka vlerë për ju ! Në fund të fundit a nuk ishin dhe ata gjeniale, sepse arritën t;ju bënin për vete?

Peshqit: Mos jini hero
Peshqit vetësakrifikohen për ata që duan. Por jo të gjithë e meritojnë! Marrëdhëniet janë për të dhënë e për të marrë dhe nëse gjërat nuk janë të dyanshme, ju po humbisni kohën dhe energjinë tuaj. Dikush tjetër aty jashtë ju meriton.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here