E zbulojnë yjet: Ja çfarë fshehin 12 shenjat e horoskopit

0
85

E kotë ta fshihni: të gjithë kemi nga një ‘skelet në dollap’ dhe ndonjëherë kemi edhe frikë se mund të na zbulohet.

Nuk është e thjeshtë të mbajmë të fshehur disa nga anët tona që mezi ia pranojmë edhe vetes. Ka nga ata që u vjen turp nga sekretet e tyre dhe nga ata që ironizojnë mbi to dhe nuk bezdisen aspak.

Për të zbuluar se çfarë fshehin njerëzit që na rrethojnë, horoskopi dhe yjet na tregojnë se çfarë sekretesh mbajnë secilat nga shenjat e horoskopit!

DASHI – Ju nuk keni shumë sekrete për të fshehur, pasi reagoni gjithnjë me spontanitet dhe nuk keni frikë apo turp të rrëfeni çdo lloj mëkati (të falshëm).

Ama, diçka nuk e pranoni me shumë lehtësi: bëhet fjalë për bixhozin. Rreziku ju tërheq si një magnet dhe nuk kufizoheni as në blerjen e biletave ‘gërvisht dhe fito’

Jeni të aftë të kaloni netë të tëra duke luajtur poker me miqtë ose në ruletat e kazinove.

DEMI – Edhe pse keni famën se i përkisni shenjës më besnike të zodiakut, edhe ju keni ‘skeletët tuaj në dollap’ dhe shpesh bëhet fjalë për tradhëti të cilave nuk keni ditur t’i rezistoni.

Është e vështirë për ju të çoni përpara marrëdhënie martesore për shumë kohë dhe preferoni të mos i rrëfeni dobësitë mishtore. Në fund të fundit, nuk i lini asgjë mangut partnerit dhe nuk iu mbyt pesha e pendimit.

Por, frika se mund të zbuloheni, mund të jetë burim i ankthit.

BINJAKËT – Të flasësh për sekrete me ju është shumë zbavitëse, pasi keni aq shumë të tilla saqë i harroni dhe jeni të rrezikuar në çdo moment.

Mes shumë syresh, një ndër më të njohurit, është se gënjeni për moshën tuaj të vërtetë. Keni zakonin të zbrisni nga mosha vitet dhe shpesh i mbushni mendjen edhe vetes, duke harruar t’i thoni moshën e vërtetë partnerëve tuaj edhe pas shumë vitesh njohjeje.

GAFORRJA – Ju jeni persona goxha paranojakë dhe shumë shpesh ju torturon mendimi se njerëzit e dashur mund t’ju fshehin diçka të rëndësishme.

Po sikur të ishin të tjerët që zbulojnë ‘skeletet tuaja të fshehura’? Ndër sekretet më të zakonshme është se ju vazhdoni të mbani kontakte me ishët tuaj . Kjo është më e fortë se ju dhe keni aftësinë e jashtëzakonshme të mos ia rrëfeni askujt, as miqve tuaj më të ngushtë. Po nëse partnerët tuaj do jua ‘paguanin me të njëjtën monedhë’? Si do reagonit?

LUANI – Juve ju pëlqen të tregoni të mirat materiale dhe pasurinë tuaj. Vishni gjithnjë rroba të firmave të mëdha, këpucë të kushtueshme, bizhuteri që bien në sy dhe aksesorë të çmuar dhe të modës së fundit.

E bëni një gjë të tillë thjesht për të rënë në sy! Askush nuk do guxonte të mendonte se e fshehta juaj është se keni borxhe. Për të patur një stil jetese luksoze, shpesh ju duhen financime të vogla, të cilat, dalë ngadalë, akumulohen dhe ndikojnë në bilancin tuaj ekonomik.

VIRGJËRESHA – Pas një paraqitjeje ‘të pa të metë’, edhe ju fshihni diçka dhe e bëni këtë me shumë zgjuarsi dhe dinakëri.

Pak vetë do mund të zbulonin se ju keni vesin të koleksionon objekte (edhe intime) që i përkisnin ish-ëve tuaj. Jeni shpesh fetishistë, por preferoni të mos e deklaroni hapur një gjë të tillë, nga frika se mos ju gjykojnë në mënyrë negative, njerëzit që ju njohin.

Kjo anë e personalitetit tuaj ju bën shpesh të provoni tërheqje të forta ndaj personave ekstravagantë.

PESHORJA – Ju keni një dashuri të thellë për estetikën dhe kërkoni vazhidmisht bukurinë dhe harmoninë e formave ngado.

Të pranoni se keni bërë ndonjë ndërhyrje estetike apo kirurgji plastike, ju kushton lodhje dhe stres në nivel psiqik, ndaj preferoni të mos flisni për të ose të bëni sikur është vepër e ‘nënës natyrë’. Kujtohuni ama, të jeni të sinqertë me mjekët tuaj dhe të evitoni të fshihni detaje të rëndësishme që kanë të bëjnë me trupin tuaj të dashur.

AKREPI – Askush nuk do arrijë ndonjëherë të zbulojë ‘skeletin në dollap’ që fshihni ju: jeni të sigurtë dhe krenarë për këtë aftësi tuajën.

Ju pëlqen të veproni në fshehtësi dhe tërhiqeni nga gjithçka që është e ndaluar. Kurrë nuk do ta pranoni se koleksiononi fotot dhe filmimet e partnerëve tuaj, sidomos nëse nuk e keni marrë autorizimin për t’i bërë. Kompjuterët tuaj dhe celularët janë të pasura me dosje të kriptuara, në brendësi të të cilave mund të gjesh gjithçka, nëse fjalëkalimet nuk do ishin të pamundura për t’u zbuluar.

SHIGJETARI – Gjykimi i njerëzve për ju është shumë i rëndësishëm dhe jeni mësuar me një imazh të kuruar, të mençur dhe të ditur.

Të gënjeni për rrugëtimin e studimeve tuaja apo mbi diplomën është një e fshehtë që fshihni shpesh. Jeni absolutisht të bindur se mund të jetë e dobishme për t’u pranuar në një shoqëri të klasit të lartë, si ajo që ju pëlqen të frekuentoni.

Por fatkeqësisht, nuk jeni shumë të zotë në gënjeshtra dhe shpesh demaskoni veten me ‘duart tuaja’.

BRICJAPI – Nuk kuptohet përse ju keni bindjen e çuditshme se të tregosh ndjenjat dhe emocionet është shenjë dobësie . Ky është pikërisht ‘skeleti në dollap’ që fshihni. Të hysh në zemrën tuaj i lejohet pak njerëzve dhe të seleksionuar, të cilët jeni fatin të takoni në rrugëtimin e jetës. Nuk ka asgjë të keqe të tregoni dobësitë tuaja, madje do ju lejonte të keni një jetë sentimentale më të lumtur dhe më të shpërblyer se ajo që keni zakonisht.

UJORI – Çfarë mund të fshehin vallë njerëzit ekstravagantë si ju?

Shpesh hiqeni sikur nuk gënjeni kurrë, por veçantia juaj është ajo që të hiqni shumë gjëra të vogla (dhe jo vetëm), gjëra që i përkasin jetës suaj private.

Kështu, kur bëni njohje të reja, mund të harroni të thoni se jeni të partar apo që keni fëmijë që ju presin në shtëpi. Për ju është jetësore që të jepni idenë se jeni të lirë dhe se nuk duhet t’i jepni llogari askujt.

PESHQIT – Pas një fytyre ëngjëllore dhe të ‘pafajshme’ se ajo e juaja, fshihet diçka krejt ndryshe dhe shpesh argëtoheni duke transformuar realitetin me fantazinë tuaj dhe gënjeshtrat e vogla.

Gjithsesi, sekreti juaj më i madh, është varësia ndaj tymosjes, alkoolit apo substancave të tjera (jo domosdoshmërisht të ligjshme apo shumë të dëmshme për shëndetin, si kafja).

Nuk ju pëlqen t’i pranoni këto dobësi dhe mendoni se të tjerët mund edhe të mos ju njohin fare po i patën bezdi të tilla gjëra!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here