Fillon ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë

0
104

Punimet për Xhaminë Qendrore në Prishtinë kanë nisur sot. Kjo pas gati gjysmë dekade prej kur është planifikuar të ndërtohet kjo xhami.

Lajmi i shumë pritur për besimtarët myslimanë, ka filluar të jetësohet sot, pasi kanë filluar ndërtimet për Xhaminë Qendrore të kryeqytetit.

Xhamia Qendrore lokacioni i të cilës është në lagjen “Dardania” afër objektit të Telekomit të Kosovës, ishte bërë temë diskutimi mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes për fillimin e ndërtimeve.

Ndonëse Komuna e Prishtinës gjatë vitit të kaluar ia kishte dhënë dritën e gjelbër këtij institucioni fetar për nisjen e punimeve dhe për kushtet ndërtimore, këto punime ishin zhvatur nga BIK-u tash e një vit.

Ndërtimit të kësaj xhamie i kishin paraprirë një varg protestash nga komuniteti mysliman, të cilit kishin kërkuar që ky objekt kulti të ndërtohet përballë Katedrales “Nënë Tereza” në oborrin e fakultetit Filologjik.

Mirëpo pas konsultave ndërmjet kryetarit të Prishtinës dhe kryetrarit të Bashkësisë islame të Kosovës është arritur konsensus që xhamia të ndërtohet në lagjen Ulpiana.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here