Prokuroria hap rast ndaj profesorit që rrahu nxënësin në Podujevë

0
29
Sabit Kopalla, profesor i gjimnazit në Podujevë po dyshohet se rrahu një nxënës në oborr të kësaj shkolle. Në një xhirim amator të publikuar në shumë media, Kopalla shihet teksa ushtron dhunë ndaj një të riu në praninë e nxënësve tjerë.

Sipas dëshmitarëve, rrahja ka ndodhur në shkollën “Ibrahim Rugova”, në të cilën gjenden disa paralele të ndara të gjimnazit, shkruan lajmi.net.

E në lidhje me rastin, nga Policia e Kosovës është intervistuar vetë profesori Sabit Kopalla.

Zyrtari për informim në Policinë e Podujevës, Bekim Bislimi, ka konfirmuar për lajmi.net se rasti është raportuar ndërkaq që Policia e ka marrë në pyetje personin në fjalë.

“Rasti është raportuar ndërkaq që ne kemi kryer të gjitha procedurat që janë në kuadër të kompetencave tona. Janë intervistuar palët ndërkaq që me urdhër të prokurorit rasti është hapur si sulm”, ka bërë të ditur Bislimi.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me vetë profesorin Sabit Kopalla, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur.

Në një deklaratë të mëhershme për media, Kopalla kishte thënë se nuk kishte sulmuar askënd, mirëpo se vetëm kishte ndërhyrë për të ndarë nxënësit që ishin duke u përleshur.

Lajmi.net po ashtu ka tentuar të kontaktojë edhe me Drejtorinë e Arsimit në Podujevë për t’i pyetur nëse është marrë ndonjë masë ndaj profesorit Sabit Kopalla, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here