Veseli bën homazhe te varri i Vaclav Havelit

0
49
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës së tij në Republikën e Çekisë ka vizituar dhe bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të këtij shteti, Vaclav Havel.

Veseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se, Havel ishte një nga njerëzit më përkrahës të popullit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Gjatë vizitës në Çeki, shkova për të bërë homazhe e për të vendosur një tufë lule tek varri i ish presidentit Vaclav Havel. Ai ka qenë një ndër mbrojtësit më të zëshëm në botë të Kosovës, duke iu gjetur pranë popullit tonë në momentet më të vështira. Po ashtu, ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të ndërhyrjes së NATO-s si dhe i pari lider shtetëror që ka vizituar Kosovën e sapoçliruar.  Mbarë bota demokratike, e njeh Havelin, si një disident politik dhe intelektual i të jashtëzakonshëm, që ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e komunizmit dhe në demokratizimin e bllokut lindor. Kosova kurrë nuk do ti harroj miqtë si Haveli!”, ka shkruar Veseli. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here