Era përkrahë paradën e LGBTI në Prishtinë, kujton paradën kur ka performuar në New York

0
27

Era Istrefi ka përkrahur paradën e komunitetin të LGBTI të organizuar në Prishtinë.

Këngëtarja vitin e kaluar ka performuar në paradën në New York, ndërsa edhe për një të tillë të organizuar në Prishtinë ajo ka shprehur përkrahjen e saj.

Era me anë të një postimi në Instagram ka treguar se ajo po jep përkrahje morale për këtë paradë, në foton ku ka shkruar ‘Urime parada 2018’, shkruan Gazeta Express.

Istrefi gjithashtu ka postuar disa pamje Parada e 2017 në New York, ku ka thënë se ka kaluar kohë shumë të mirë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here