Hoxha: Vdekjet në vendet e punës po tejkalohen pa dënime

0
17

Brikenë Hoxha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, ka shprehur pakënaqësi në lidhje me atë se si sipas saj vdekjet e kosovarëve në vendet e punës po tejkalohen pa asnjë të dënuar dhe pa ndërmarrje të masave ndaj askujt.

“Ne nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka dy vjet që jemi marrë me hulumtime, të cilat do t’i publikojmë në raportin me titull ‘Vdekjet e heshtura’, sepse po kalojnë në heshtje”.

“Shqetësuese është heshtja dhe pandëshkueshmëria e bizneseve. Ne s’kemi të dhëna nga askush se a është dënuar dikush, apo a është mbyllur ndonjë biznes”.
Hoxha po ashtu ka sqaruar se pse tek ne është më i shprehur ky fenomen.

“Janë tre aspekte që dërgojnë në humbje të jetëve:

Ai socioekonomik, pra punëtoret pranojnë punë pa kushte dhe pa kontrata sepse kanë nevojë për para dhe nuk e kanë luksin të bëjnë zgjedhjke, aspekti ligjor dhe transparenca”.
“Protesta e djeshme ka pasur për qëllim vetëdijesimin e popullatës dhe i kemi bë thirrje qeverisë që ta marrin seriozisht këtë çështje, sepse vetëm gjatë dy javëve të fundit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 98 njerëz janë regjistruar që e kanë humbur jetën qe pesë vjet. Ky është numër tejet i madh”.

“Ne e dimë që çdo ku ndodhin aksidentet apo vdekjet gjatë punës, por tek ne problemi është së më pas askush më nuk merret me atë çështje. Me aq sa ne kemi informata, asnjë rast nuk është i zgjidhur”.

“Si mund të pritet prej punëtorëve që ta lajmërojnë inspektoratin kur ata nuk i ndëshkojnë bizneset. Rasti i fundit është p.sh. në Fushë Kosovë, kur viktima që ndërroi jetë gjatë pëunës  kishte qenë edhe më herët i lënduar”.

“Sot gjatë takimit kryeinspektori i potencoi dy-tre rastet ku punëtorët kanë humbur jetën në shtëpitë private, pra kjo i bie që unë mund të shkoj dhe lyej shpinë e ndonjë zotërie dhe unë vdes dhe ai burrë nuk jep përgjegjësinë para askujt. Kjo i jep të drejtën bizneseve që të mos regjistrohen dhe të punojnë në të zezën dhe askush nuk dënohet”.
“Të dhënat publike nuk ekzistojnë, Ne jemi thirr edhe në ligjin për qasjen në dokumentet publike, por as aty nuk na janë ofruar të dhënat”, deklaroi përfaqësuesja nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet.

“Emrat e kompanive dhe të vdekurve duhet të bëhen publike. Nuk e dimë asnjëherë nga askush emrat e bizneseve, as nga mediat as nga institucionet”.
“Nëse flasim për punëtorët e ndërtimtarisë, shumica prej tyre ndoshta edhe nuk kanë informata edhe si ta raportojnë një rast, ndoshta kanë pranuar të punojnë për shkak të skamjes dhe faktorëve tjerë”.

Hoxha ka shprehur pakënaqësi edhe ndaj organeve ligjore, duke thënë se nuk bashkëpunojnë në ofrimin e informatave të nevojshme:
“Inspektorati i punës të paktën ofron disa të dhëna, ndërsa nëse qasesh te gjykata apo  prokuroria, nuk merr asnjë lloj përgjigje”.

Kur bëhet fjalë për kompensimin për këta që humbin jetën në vendin e punës, kemi bërë analiza në vendet tjera, dhe në shumicën e shteteve ekziston fondi për mbrojte sociale, dhe kjo është ajo që edhe tek ne duhet të fillohet të mendohet, përfundoi Hoxha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here