Ish-objekti i ‘Gërmisë’ hynë në listën e përkohshme të trashëgimisë së mbrojtur

0
65
Objekti i ish qendrës tregtare “Gërmia’, për fatin e të cilit është duke u zhvilluar një debat i ‘ashpër’ ka hyrë në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë së Mbrojtur.

Përmes një njoftimi për media, Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se në mesin e shumë aseteve që janë përfshirë në listën e trashëgimisë nën mbrojtje të përkohshme ka hyrë edhe ish-Qendra Tregtare ‘Gërmia’ në Prishtinë.

Poashtu në listën e aseteve në mbrojtje të përkohshme kanë hyrë edhe shtëpia e lindjes e Adem Demaçit, Shtëpia e Kulturës në Runik, etj.

MKRS njoftoi se ministri Gashi, ka nënshkruar sot, vendimin për aprovimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme me 1595 asete, të cilat do t’i nënshtrohen masave dhe regjimit mbrojtës sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore.

“Disa nga këto asete, të cilat janë përfshirë këtë vit si propozime të reja në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme janë: Shtëpia e lindjes e Adem Demaçit, Shtëpia e Adem Demaçit, Qendra Tregtare Gërmia – Prishtinë, Selia e Shtabit të Brigadës 121 Komandant Kumanova, Kompleksi Memorial Mujë Krasniqi, Shtëpia Muze e Fadil Vatës, Shtëpia e Kulturës në Runik dhe disa objekte të tjera të cilat tashmë gëzojnë status të ndërtesave/aseteve të mbrojtura sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore”, thuhet në njoftimin e MKRS.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here