Korporata Rugove me kampanjë vetëdijësuese për kancerin e gjirit – dhuron aparate uji në Institutin Onkologjik të Kosovës

0
20

Tetori është Muaji i Vetëdijësimit të Kancerit të Gjirit, një fushatë botërore që përfshin mijëra organizata dhe kompani.

Këtë vit Korporata Rugove është bashkangjitur për të theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Në fillim të muajit Tetor Korporata Rugove lansoj etiketën me moton Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit – Mbijetesë, sepse vetëm zbulimi i hershëm sjellë mbijetesë, jetë më kualitative dhe shpenzime më të vogla të trajtimit.

Më 9 Tetor, 2018 Korporata Rugove dhuroj në Institutin Onkologjik të Kosovës gjashtë aparate uji në shfrytëzim për pacientët, stafin dhe familjarët. Rugove ka marrur përsipër furnizimin me ujë në mënyrë që sadopak të ofroj ndihmë për pacientët perderisa marrin trajtimin në këtë institut.

Gjithashtu Rugove në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit JETA/VITA dhe Shoqatën e Onkologëve të Kosovës përgjatë muajit Tetor kanë filluar të jenë të pranishëm në gjashtë komuna të Kosovës për tubime të hapura në mënyrë që të shpërndajnë sa më shumë informata për kancerin e gjirit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here