Prokurorja Fetai kërkoi që Gruevski të arrestohet sepse është vonuar në gjykim

0
53

Lënda e Prokurorisë Speciale Publike “Dhuna në Qendër” do të vazhdojë pa të akuzuarin Mitko Pecov. Gjykata sot, pas kërkesës së të akuzuarve, solli vendim ta ndajë procedurën për Pecovin dhe të vazhdojë  me dëshmi të ish-kryetarit të këshillit të Komunës Qendër Mirosllav Shipoviq dhe kryetarit aktual të komunës Sasha Bogdanoviq.

Gjykatësi Dushan Josifov tha se për Pecovin është dorëzuar dokumentacion mjekësor në të cilin  citohet se ka lëndim të unazës së dhjetë të boshtit kurrizor dhe ka mendim nga specialisti që të bëjë regjim shtrati dhe t’u shmanget lëvizjeve, si dhe të paraqitet për kontroll pas një muaji.

Sipas avokatit Dimitar Dangov, kërkesa për ndarje të procedurës është e pabazë dhe kërkoi anulim deri më 29 tetor, të cilën këshilli gjyqësor nuk e pranoi dhe solli vendim të vazhdohet me mbledhjen.

Prokurorja Fatime Fetai në fillim të gjykimit përveç kërkesës për Pecevin, kërkoi që Këshilli gjyqësor ta veçojë procedurën edhe për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Për shkak të vonimit të tij në seancën e sotme gjyqësore Fetai kërkoi që Gruevski të arrestohet.

Pas fjalimit të avokatit të tij Dangov, me vonesë prej 15 minutash, i akuzuari Gruevski hyri në sallën gjyqësore.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here