UEFA rrit shpërblimet për 55 Kombëtaret në Ligën e Kombeve

0
28

Liga e Kombeve, përveçse është një shans i shtuar për të gjitha kombëtaret e Europës, për në “EURO 2020”, ka edhe përfitime financiare.

Siç ishte publikuar në nisje të këtij kompeticioni të ri, çdo skuadër nga Liga A, do të fitonte 1.5 mln euro, nga Liga B, 1 mln euro, nga Liga C, ku bën pjesë edhe Shqipëria, 750 mijë euro, dhe nga Liga D, 500 mijë euro.

Por, ditën e sotme, UEFA njofton se ka vendosur të rrisë këto shpërblime për të gjitha skuadrat. Kështu, në Ligën C të Shqipërisë, do të ketë një rritje prej 375 mijë eurosh, e përkthyer ndryshe, Shqipëria do të përfitojë 1 milionë e 125 mijë euro, në fund të këtij kompeticioni. Në rast fitore të grupit, me Skocinë dhe Izraelin, Kombëtarja do të fitojë edhe 1 milionë e 125 mijë euro të tjera.

Kjo pagesë solidariteti është rritur për të 55 kombëtaret, 50% më shumë për çdo skuadër në ligat përkatëse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here