
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh tek udhëkryqi afër Katedrales “Nënë Terezë” në Prishtinë.
Gazeta Express, ka siguruar disa fotografi nga aksidenti në të cilin u përfshinë dy vetura.
Mësohet se nga aksidenti ka edhe të lënduar pasi në vendin e ngjarjes përveç Policisë është parë edhe autoambulanca.


