Dardan Sejdiu flet pas takimit me Kadri Veseli

0
37
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, është deklaruar për media pas takimit me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli.

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, pas takimit me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se, vetëm me konsensus nacional mund të ecet në procesin e dialogut.

“Është e qartë që ky proces nuk mund të ecë përpara pa konsensus, nuk mund të ecë përpara pa partitë opozitare”, ka deklaruar Sejdiu, raporton lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se kërkesa e PSD-së është që rezoluta e PSD-së të votohet.

Sipas tij duhet që ky debat të kthehet ne kuvend.

“Në politikë jemi të ballafaqojmë ide dhe mendime. Në këto tema nuk ka kuptim të jemi në distancë fizike, ndonëse mund të jemi në distancë mendimesh. Pushteti propozoi një rezolutë, ne si PSD prezantuam qëndrimin e PSD-së”, ka thënë Sejdiu pas takimit, raporton më tutje lajmi.net

Sipas tij Kuvendi është vendi dhe mënyra për ta gjetur konsensusin, duke shtuar se, rezoluta e hartuar nga pushteti nuk plotëson as kriterin minimal.

“Më vije mirë që pushteti, qeveria janë marrë vesh për një rezolutë, por ky dokument është një dokument që nuk plotëson kriterin minimal”, ka thënë Sejdiu pas takimit.

Kujtojmë se në këtë takim ishin të ftuar edhe dy partitë e tjera opozitare LDK dhe “Vetëvendosje” mirëpo, këto parti kanë refuzuar ftesën e Veselit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here