Digjet prona e drejtorit të Arsimit në Drenas

0
13

Mbrëmë, në fshatin Tërdec të Drenasit , është djegur prona private e Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Drenasit, Tafil Halilaj.

Komuna e Drenasit përmes një njoftimi pբr media ka ftuar organet e rendit dhe sigurisë, të gjejnë shkaqet dhe ndriçojnë rrethanat e djegies së pronës.

Njoftimi i plotë:

Shprehim solidaritet të plotë me z. Halilaj dhe familjen e tij, duke qenë thellë të bindur në punën, përkushtimin dhe transparencën në zbatimin e ligjshmërisë, përkundër presioneve që kanë marrë ngjyrime politike.

Veprimet e Drejtorit të Arsimit, Tafil Halilaj, lidhur me paralelet e ndara, kanë qenë dhe janë në pajtim me ligjin, në pajtim me të gjitha ligjet për arsim, pa asnjë ndikim apo tendencë jashtë interesit arsimor.

Opozitarizmi politik nuk guxon të prek arsimin as edukimin, ato janë fusha tejet të ndjeshme dhe çdo tendencë e përzierjes së politikës në arsim, është tejet e dëmshme dhe me pasoja të mëdha.

Mos lejimi i nxënësve të vijojnë mësimin nga disa prindër edhe pse me transportin e organizuar nga komuna, por edhe kërcënimet e personave kundër z. Halilaj, kanë tejkaluar sferën e arsimit, dhe janë shndërruar në çështje politike. Kjo është e palejueshme.

Ftojmë organet e rendit që të zbardhin edhe rastin e kërcënimit ndaj z. Halilaj, duke vënë para përgjegjësisë secilin që ka shqetësuar apo kërcënuar atë.

Kemi besim të plotë se organet e rendit dhe drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha veprimet për ndriçimin e rastit të djegies së pronës së z. Halilaj.

Ne i japim mbështetje të plotë punës së palodhshme të z. Halilaj, duke shprehur solidarizim të plotë me të dhe përkushtimin e tij jetësor, kontributin e tij për arsimin cilësor.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here