Ganimete Musliu thyen kodin e veshjes në Kuvend, vesh fanellën e Dardanëve

0
97
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sot duket se e ka “thyer” kodin e veshjes në Kuvendin e Kosovës.

Ajo në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku është zëvendëskryetare, ka zgjedhur të veshë fanellën e tifozëve të Përfaqësueses së Kosovës, Dardanëve.

“Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Mbikqyrje të AKI-së. E thyem pak kodin e veshjes zyrtare në përkrahje të tifozëve #Dardanë në prag të ndeshjes KOSOVA : MALTA”, ka shkruar deputetja Musliu në llogarinë e saj në Instagram.

Në ndërkohë, Kosova do të përballet me Maltën, sonte në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here