LDK deklarohet pasi bojkotoi takimin te Veseli

0
44

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur pas bojktotit që partia e tij i ka bërë takimit të sotëm të thirur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në të cilin është diskutuar draft-rezoluta e hartuar ditë më parë për dialogun me Serbinë në Bruksel, shkruan Gazeta Express.

Hoti ka thënë se LDK-ja kishte propozuar një rezolutë në të cilën çështja e territoreve nuk duhej të ishte pjesë e dialogut.

“Si Lidhje Demokratike e Kosovës, për ta mbrojtur integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kemi propozuar Rezolutën me të cilën do të vendosnim vijën kryesore të kuqe në dialogun Kosovë-Serbi – territori i Kosovës të mos jetë pjesë e dialogut”, ka shkruar Hoti, raporton Express.

Hoti ka hedhur kritika në drejtim të Veslit e Haradinajt duke i quajt si pengues kryesor të përpjekjes për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

“Ata që sot po përpiqen të kontrabandojnë veten në këtë dialog, kanë qenë penguesit kryesor të përpjekjes tonë për ta mbrojtur shtetin. Të tillët kanë dëshmuar tash e sa kohë se kurdo që ju nevojitet, e vejnë në pikëpyetje shtetësinë, pozitën ndërkombëtare dhe territorin e vendit. E kane filluar më 22 dhjetor të vitit të kaluar, e po vazhdojnë sot e gjithë ditën”, ka vazhduar Hoti.

Sipas tij  Qeveria Haradinaj duhet larguar sa më parë nga pushteti.

“Të tillëve, jo që nuk duhet votuar rezolutën, por një orë e para duhet larguar nga pushteti. Vetëm zgjedhjet i japin frymë demokracisë dhe institucioneve në vend. Çdo vonesë e bënë edhe më të paqartë të ardhmen tonë” ka përfunduar Avdullah Hoti.

Sot në takimin e thirrur nga Veseli për të diskutuar rreth draft-rezolutës për dialogun kanë marrë pjesë partitë në pushtet, dhe përfaqësuesit e dy partive opozitare, PSD dhe Alternativa.

LDK-ja dhe Vetëvendosje e kanë bojkotuar këtë takim, duke thënë se në këto diskutime marrin pjesë vetëm kur të diskutohet për datën e zgjedhjeve të reja.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here