Mjeku kosovar thotë se Serbia po e instalon shëndetësinë paralele në Çagllavicë

0
30

Mjeku Hasan Simnica ka denoncuar kësaj radhe një ordinancë serbe pa licencë në Çagllavicë afër Prishtinës. Sipas Simnicës, ky spital është pjesë e programit të Serbisë për të instaluar një sistem shëndetësor paralel në Kosovë.

“Në Çagllavicë hapen ordinanca serbe në zemër të Kosovës pa kurrfarë licence kosovare në të cilën vijnë dr nga Serbia pa dokumente përkatëse e ky ministër vrapon me dal me ecë nëpër 100 metra asfalt që i ka shtrue”, ka shkruar Simnica duke kritikuar ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili, shkruan Gazeta Shneta.

Ai e ka porositur Ismailin se shëndetësia nuk rregullohet duke postuar fotografi në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Serbia po instalon deri ne perfekcion sistemin shendetsor parallel.

Ministri po vrapon pase Fotove dhe Postimeve ne Facebook .

Ne Cagllaavice hapen ordinanca Serbe ne zemer te Kosoves Pa kurfare licence Kosovare ne te cilen vijne Dr nga Serbia pa Dokumentacion perkatese e ky Minister vrapon me dale me Ece neper 100 Metra asfalt qe i ka shtrue.

Nese vazhdon ne kete forme nuk ka me te nevojitet asepak Asfalti.

Deri ti edhe grupacioni juaj i refuzoni njerzit me Perspektive te larte ne mjekesi qe jane ne Kosove,vetem Se ata nuk ju nenshtrohen sistemit te instaluar te shantazhit kurr nuk do te keshe mundesi per ta ndryshuar per mire vendin.

Qysh ka mundesi te punoje nje Dr.nga Serbia ne zemer te Kosoves pa licence Kosovare.

Qysh punojne Sherbime te ndryshme pa qene te lajmruara ne Organet perkatese.

Nuk ndreqet mjekesia me foto te Facebook-ut vetem pasurohet Mark Zuckerbergu.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here