MMPH kërkesë Istogut: Të bëhet sanimi i deponisë së mbeturinave

0
48
Ushtruesi i detyrës së ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Fatmir Matoshi, ka reaguar për deponinë e mbeturinave në Istog.

Deponi, për të cilën shqetësim shfaqi deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Matoshi përmes një shkrimi në Facebook tregon se Ministria që ai drejton i ka kryer inspektimet në deponi. Gjithashtu është kërkuar nga komuna e Istogut të bëhet sanimi i saj, përcjellë lajmi.net.

Duke i dënuar aktet e tilla që dëmtojnë mjedisin, Matoshi kërkon ndihmë nga qytetarët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vendin tonë.

Shkrimi i plotë:

Në lidhje me shqetësimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës z. Bekë Berisha, mbi gjendjen e keqe të deponisë së mbeturinave në Istog, inspektorati i Ministrisë ka bërë inspektime në këtë deponi dhe ka kërkuar nga komuna që të intervenojë në sanimin e saj.

MMPH do të përcjellë gjendjen e kësaj deponie dhe konform bazës ligjore të mjedisit do të veprojë.

Falënderoj deputetin Berisha për reagimin dhe në të njejten kohë inkurajoj qytetarët që të na ndihmojnë në rrugën tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vend, përmes raportimit të problemeve mjedisore në vend.

MMPH dënon aktet të cilat dëmtojnë mjedisin, florën dhe faunën nga ata që me qëllime keq dashëse po shkatërrojnë mjedisin ku jetojmë e veprojmë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here