Pacolli flet për përplasjen mes Thaçit e Haradinajt

0
56

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka komentuar debatin e kohëve të fundit mes Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj për çështjen e korrigjimit të kufijve.

Në një prononcim nga Armenia për Info Magazine, Zëvendëskryeministri Pacolli i cilësoi deklarimet mes tyre si shprehje e mendimeve të lira, por jo grindje, njofton Klan Kosova.

”Nuk besoj se ka pasur grindje, kundërshtime në opinione po, mirëpo nuk do të thotë se ka ndonjë mosmarrëveshje mes tyre. Nuk ka grindje mes Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Presidentit Hashim Thaçi”.

”Ata kanë bindjet e veta, ndërsa unë si Ministër i Jashtëm kam për detyrë të veproj, të punoj në veprime të harmonizuara mes gjithë faktorit politik në Kosovë .Jam diplomat i Kosovës dhe si diplomat duhet të veproj”.

Pacolli ka thënë se nuk është punë e tij që të komentoj raportet mes Thaçit e Haradinjat.

“Nuk është detyrë e imja të transmetoj ndonjë veprim që nuk është i harmonizuar nga faktori politik në Kosovë. Jemi shtet demokratik, secili ka të drejtë ta japë mendimin e vet. Mendimi politik është i hapur, në fund të ditës i harmonizojmë qëndrimet tona dhe arrihet një zgjidhje”.

”Këtë e quaj ‘debat të brendshëm politik në Kosovë’. Është mirë që qytetarët e Kosovës e kuptojnë debatin dhe mendimet e lira. Rreth çështjeve të kufijve shoh se do të arrihet harmonizim i qëndrimeve”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here