“Përse nuk ma shtroni rrugën?!”, si nisi konflikti në Mat që përfundoi në tragjedi

0
77
Janë zbardhur detajet e masakrës së rëndë që tronditi sot Matin, ku shtetasi Kujtim Koxha vrau me armë zjarri tre persona, dhe plagosi një tjetër.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se konflikti mes autorit dhe punonjësve të bashkisë nisi në lokalin, ku këta të fundit po hanin drekë.

Kujtim Koxha ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli rreth orës 12:30, dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati.

Ata janë ulur për të ngrenë drekë në lokalin e fshatit.

Gjatë kësaj kohe, autori i masakrës Kujtim Koxha U është drejtuar dhe ju ka thënë punonjësve të Bashkisë dhe kryesisht Erzen Aliaj se: “Përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtëpisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë”.

Një konflikt verbal ka nisur mes shtetasit Kujtim Koxha dhe punonjësve të bashkisë, ndërkohë që është ndërhyrë për qetësimin e gjakrave.

Kujtim Koxha më pas është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë armën e zjarrit dhe pasi është afruar tek lokali ka qëlluar punonjësit të cilët po konsumonin drekë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here