Shtyllat elektrike rrezikojnë banorët në Drenas

0
46

Dy shtylla elektrike në fshatin Llapushnik të Drenasit ka disa ditë që po paraqesin shqetësim për banorët e këtij fshati.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com disa foto ku shihet se një shtyllë elektrikë është e rrëzuar, ndërsa tjera e lakuar.

Ankuesi thotë se kanë dërguar kërkesë tek qendra e KEDS-it në Prishtinë dhe në zyrën e saj në Drenas.

Sipas tij, ekipi i KEDS-it ka afër një javë që e ka siguruar se do ta rregullonte këtë problem, por ai thotë se nuk kishte shkuar askush.

Zëdhënesi i e KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se largimi i shtyllës elektrike dhe rregullimi i tjetrës shtyllë do të rregullohet gjatë ditës së sotme.

“KEDS me të marrë informatën ka filluar veprimin. Ajo gjendje do të evitohet sot, pra shtylla do të nderrohet”, ka thënë Buzhala.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here