Thaçi thotë se Macron i ka dhënë mbështetje për kufijtë

0
75

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e ka marrë mbështetjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje obliguese në rrafshin ndërkombëtar, me mundësi reale edhe të korrigjimit të kufirit ndërmjet dy vendeve.

“Presidenti Macron e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, mundësinë e arritjes së një marrëveshje sa më shpejtë, mundësisht brenda një periudhë të shkurtër kohore, me mundësi reale edhe të korrigjimit të kufijve, që nënkupton përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në territorin e Kosovës, e që do të hapte një perspektivë të sigurt euroatlantike për Kosovën, por jo duke marrë parasysh kufijtë në baza etnike, por gjithmonë duke e ruajtur multietnicitetin në Kosovë dhe perspektivën e ndërtimit të demokracisë qytetare në vend. Pra, presidenti Macron e mbështet fuqishëm dialogun dhe e mbështet edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve”, ka thënë Thaçi për TVSH-në.

Thaçi ka shtuar se presidenti francez ka këshilluar dhe sugjeruar që të përmbyllet sa më shpejtë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here