Ylli i Atleticos tregon se si e refuzoi Real Madridin

0
34
Lucas Hernandez ka thënë se ka hedhur poshtë mundësinë për të lënë Atletico Madridin për rivalët e Real Madridit.

Mbrojtësi i ri francez, është vëllai i Theo Hernandez, i cili në vitin 2017 iu bashkua Real Madridit.

Marrëveshjet mes Real Madridit dhe Atletico Madridit nuk janë të shpeshta, por Thiagon nuk do të paraqiste problem, pasi ai ende nuk kishte regjistruar paraqitje për skuadrën e Diego Simones.

“Nuk i kushtova shumë vëmendje ofertës së Real Madridit”, ka thënë Lucas për RMC Sport.

“Isha 100 për qind i fokusuar në skuadrën time, ku pas pak kohësh kisha nënshkruar kontratë të re”.

“Agjenti im më tregoi për këtë. Kur ai më tha se kisha një mundësi për të shkuar te Real Madrid, unë i thash që nuk mund ta bëj atë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here