Zaev: Anëtarësimi në NATO e BE, prioritet i Maqedonisë

0
27
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev theksoi se prioritet i qeverisë së tij është anëtarësimi në MATO dhe Bashkimin Evropian.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme deklaroi se, Maqedonia duhet të vazhdojë realizimin e qëllimit të saj strategjik, atë të anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Duhet të vazhdojmë me guxim dhe vendosmëri në realizimin qëllimit tonë strategjik: anëtarësimin në NATO dhe BE. Është koha kur brezi ynë duhet të përcaktojë të ardhmen e shtetit dhe gjeneratave që vijnë. Është koha që fëmijëve tanë dhe gjeneratave që vijnë t’u japim shkas që ta gjejnë veten e tyre në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

Deklaratat e tij u bënë në ceremoninë e organizuar me rastin 70-vjetorit të fillimit të kryengritjes antifashiste dhe Luftës Nacional-Çlirimtare, raporton Alsat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here