Babë e bir qëllojnë mbi adoleshentin për motive banale, policia arreston 56 vjeçarin

0
17

Policia arreston njërin prej autorëve që kanë plagosur këtë të premte në zonën e Selitës 18 vjeçarin me inicialet M.Sh.

Autoritetet njoftojnë se autorët e plagosjes me armë janë babë e bir. Policia ka arrestuar Abedin. I, 56 vjeçar dhe banues në Tiranë. Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shkak për konfliktin ka qenë një konflikt i çastit për motive banale.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Identifikohen dy autorët (atë dhe bir) të plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat njëri autor, ndërsa autori tjetri shpallet në kërkim.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale njërin prej autorëve të plagosjes, shtetasin :

– Abedin I., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim i biri, shtetasi :

– S. I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin M. Sh., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intesive për kapjen e autorit tjetër, shtetasit S.I

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here