Ja çfarë duhet të hani nese grupi juaj i gjakut është A

0
67

1. Bishtajoret: Grupi i gjakut A i përvetëson shumë mirë proteinat bimore që gjenden tek familja e bishtajoreve, por edhe në këtë rast duhet bërë kujdes, pasi nuk mund t’i hani të gjitha varietetet. Personat e grupit nuk duhet të hanë fasule të kuqe dhe të bardha, pasi përmbajnë lektinë e cila mund të shkaktojë uljen e prodhimit të insulinës.

2 .Perimet: Perimet janë jetike për dietën e grupit A. Përmbajnë kripëra minerale, enzima dhe antioksidantë. Është mirë që t’i hani të gjalla ose të ziera në avull, pasi vetëm në këtë formë nuk humbasin vlerat e tyre ushqyese. Shumica e prodhimeve janë të pranueshme për grupin A, por ka edhe nga ato, me të cilat duhet bërë kujdes.

Specat krijojnë shqetësime në stomakun delikat të njerëzve që kanë grupin A të gjakut. Njerëzit me këtë grup gjaku, janë gjithashtu shumë të ndjeshëm ndaj lektinave që gjenden në shumicën e patateve të ëmbla dhe lakrave. Duhet t’i shmangeni domateve, sepse lektina e tyre i bëjnë dem sistemit tretës.Perime të tjera që bëjnë mirë janë karota, kungulli dhe spinaqi.

Hani hudhra me bollëk. Cilësohen si një antibiotik natyral dhe përforcues i sistemit imunitar, teksa bëjnë mirë dhe për gjakun. Të gjithë grupet e gjakut kanë dobi nga hudhrat, por më tepër ata të grupit A, sepse sistemi i tyre, imunitar është i zbuluar ndaj disa lloje infeksionesh, të cilat mund të luftohen nëpërmjet hudhrave. Qepa e verdhë është gjithashtu fuqizues shumë i mirë i sistemit imunitar.

3. Fruta: Njerëzit e grupit A duhet që të hanë fruta minimalisht 3 herë në ditë. Shumica e frutave lejohen, por ju duhet të kujdeseni që të konsumoni sa më shumë fruta alkaline si manat, kumbullat, të cilat do të ekuilibrojnë ambientet acide që drithërat krijojnë në muskuj.

Grupi A nuk i pranon mirë frutat tropikalë siç janë mangoja dhe papaja. Portokajt duhet gjithashtu të hiqen nga dieta e grupit A, edhe pse mund të jenë nga frutat më të dashura për ju. Limonët janë gjithashtu të dobishëm sepse krahas ndihmës që japin në tretje, pastrojnë organizmin nga mukusi.

Përderisa vitamina C, është një antioksidant i rëndësishëm, veçanërisht për parandalimin e kancerit të stomakut, mund të hani fruta të tjera të pasura me këtë vitaminë si kivi, apo grejpfruti. Lektina e bananes pengon tretjen e grupit A. Rekomandohet që të zëvendësohet me kajsi, shegë dhe disa pjepër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here