Kërkohet suspendimi i profesorëve plagjiatorë

0
19

ORCA dhe ADMOVERE kanë ringritur edhe njëherë çështjen e avancimit të profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Në një konferencë për media, përfaqësues të organizatave përkatëse kërkuan nga rektori i UP-së Marjan Dema, krijimin e një komisioni të veçantë me pjesëmarrës ndërkombëtare për të hetuar rastet në fjalë.

Rron Gjinovci nga ORCA tha se pavarësisht se u kanë dërguar senatorëve vlerësimin për punimet e këtyre kandidatëve nga FIM dhe bërjes publike të të gjeturave të analizës së ORCA-a, të njëjtit janë avancuar nga profesorë të asocuar në profesorë të rregullt.

“Në mbledhjen e 23 korrikut të këtij viti, Senati vendosi pozitivisht për avancimin e Ahmet Shalës, Ramë Likajt, Azem Kyçykut, Mirlind Bruçit, Naser Lajçit, Nexhat Qehajës, Rexhep Selimajt dhe Xhevat Berishës, edhe pse të njëjtit kanë publikuar 5-19 artikuj në revista të pretenduara shkencore gjatë periudhës 2017-2018”, tha ai.

Edhe Shkëlzen Gashi nga ADMOVERE tha se nga gjithsej 16 pjesëtarë të stafit akademik të UP-së të cilëve u janë shpalosur plagjiaturat në media, shumica nuk kanë reaguar asnjëherë ndaj akuzave.

“Prej këtyre rasteve, vetëm 3 janë suspenduar nga procesi mësimor, mirëpo më pas janë rikthyer. Vetëm njërit i është ndërprerë kontrata e punës”, tha Gashi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here