Ndeshja Kosovë-Maltë, policia arrestoi 11 persona që shitën bileta në tregun e zi

0
25

Shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Maltë krijoji pritje dhe tollovi të madhe, shumë qytetarëve u humbi durimi për çka intervenoi edhe Policia e Kosovës. Përkundër që Federata Futbollistike e Kosovës kishte lëshuar njoftimin se një individ nuk mund të blejë më shumë se pesë bileta, dikush nga qytetarët arriti t’i blejë dhjetëra bileta për t’i shitur shumëfish më shtrenjtë pak orë ose minuta para ndeshjes.

Janë gjithësejt 11 persona që mbrëmë Policia i zuri në flagrancë duke shitur bileta në mënyrë të paligjshme. Këtë rast për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga zyra për informim në PK.

“Mbrëmë, më 11.10.2018, në rr. ,,Enver Zymberi” Prishtinë, janë zënë në flagrancë 11 persona duke shitur bileta në mënyrë të paligjëshme për lojën futbollistike Kosova-Malta. Policia ka inicuar 11 raste penale ndaj 11 meshkujve, K/Sh. Ata janë shoqëruar në Stacionin Qendra, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin inicohen rastet ,, Tregti e ndaluar” dhe mbeten të procedohen në mënyrë të rregullt”, tha Krasniqi për Gazetën Express.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” mbrëmë kishte vende të lira, kjo situatë u krijua si pasojë e biletave të pa shitura në tregun e zi. Për të shmangur këto probleme qytetarët po kërkojnë nga FFK-ja sistem online për shitjen e biletave.

Mbrëmë, ekipi i Kosovës shënoi fitore ndaj Maltës. 3 me 1 ishte rezultati që përmbylli këtë ndeshje.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here