Tërheqja e BB-së rrezikon projektin për ndërtimin e ‘Kosovës së Re’

0
47

Tërheqja e Bankës Botërore nga financimi i termocentralit “Kosova e Re” nuk do të ndikojë asgjë në realizimin e projektit. Të paktën kështu janë shprehur në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE). Në këtë institucion kanë deklaruar se projekti do të finalizohet me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë

Deklarimet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) se termocentrali “Kosova e Re” do të finalizohet patjetër pavarësisht kundërshtimeve të Bankës Botërore po i mohojnë ekspertët e ekonomisë.

Ata po paralajmërojnë kosto të lartë të huamarrjes, të cilën taksapaguesit do të detyrohen ta paguajnë përmes shtrenjtimit të rrymës ose buxhetit shtetëror.

Por, përfaqësuesit e MZHE-së shprehen të bindur se projekti do të finalizohet për të arritur sigurinë e furnizimit me energji.

“Projektin e TC ‘Kosova e Re’ do ta finalizojmë, sepse është e vetmja zgjidhje për të arritur sigurinë e furnizimit me energji, që direkt ndikon në sigurinë nacionale të vendit. Ne do të avancojmë me projekte alternative nga burimet e ripërtërishme, por nuk mund dhe as nuk guxojmë të eksperimentojmë me sigurinë energjetike të vendit”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ministrisë për gazetën “Zëri”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here