Vepra e skulptorit Helidon Xhixha ‘transformon’ Zogun e Zi

0
35

Një skulpturë e Helidon Xhixhës, skulptorit me famë botërore, është vendosur tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi në Tiranë, duke i dhënë një pamje moderne njërës prej zonave më të populluara të Tiranës.

Helidon Xhixha është djali i skulptorit të njohur durrsak Sali Xhixha. Ai ka emigruar në Itali që në vitin 1991,ku zhvilloi dhe një karrierë të pasur artistike.

Helidon Xhixha është një nga artistët që ka pushtuar me veprat e tij parqet publike të Italisë, disa vendeve të Europës dhe Amerikës.

Skulptura e krijuar nga Xhixha duket se i ka ofruar një tjetër pamje kryeqytetit. Kjo vepër arti e Xhixhës vjen në kuadër të një projekti që vet kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, e ka prezantuar kohë më parë për rrethrrotullimin tek Zogu i Zi.

Projekti i ri parashikon një minipark, me një hapësirë qendrore për vendosjen e instalacioneve të ndryshme artistike, të cilat do të ndërrohen sipas stinëve. Ndërkohë, pjesa tjetër do të ketë disa hapësira me shatërvanë, ku do të mbjellim edhe bimësi shumë stinore, në mënyrë që edhe hyrja e Tiranës të ketë të njëjtin dinjitet si sheshi Skënderbej.

Vepra e Helidon Xhixhës e vendosur në sheshrrotullimin e Zogut të Zi është një vepër që krijon afeksion të menjëhershëm gjatë soditjes së saj. Lartësia sfiduese e skulpturës të krijon një atmosferë optimiste.

Vepra e Xhixhos
Me material që nuk ndryshket kurrë, kjo vepër krijon edhe relacione fantastike me dritën natyrale gjatë ditës dhe me ndriçimet e natës. Përmes skulpturave të tij, Xhixha eksploron idenë e kaosit dhe rregullit, të para si koncepte që janë prezente edhe në filozofi, gjeometri dhe botën natyrale.

Helidon Xhixha, është një nga skulptorët më të kërkuar në Evropë, SHBA, Amerikë Latine dhe Lindje e Mesme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here