Dukagjin Pupovci: Prej vitit 2000 KEC ka marrë donacione mbi 10 milionë euro për arsim

0
12

Njëri prej udhëheqësve të një organizate joqeveritare, Dukagjin Pupovci, ka thënë se prej pasluftës deri më tash kanë marrë donacione në vlerë prej më shumë se dhjetë milion eurosh.

Reagimi i Pupovcit ka ardhur pasi për organizatën e tij, KEC, është raportuar se ka marrë më shumë se 43 milionë euro.

“Shuma totale që ka menaxhuar KEC për përmirësimin e cilësisë së arsimit prej vitit 2000 e deri më sot, përfshirë mjetet e rezervuara deri në vitin 2022, është rreth 10.5 mil. EUR”, ka shkruar Pupovci, në një reagim në Fb.

Pavarësisht mjeteve që janë dhënë nga donatorët për shoqërinë civile dhe organizata të ndryshme, gjendja në arsim, vazhdon të mos jetë e mirë. Madje, sipas një raporti të publikuar nga Banka Botërore, shkollimi në Kosovë është pesë vite prapa, ashtu që 12.8 vite shkollimi në Kosovë janë të barasvlershme me 7.7 vjet për nga cilësia në krahasim me shtetet që kanë standarde normale.

Sidoqoftë, Pupovci ka konfirmuar se projektet e kësaj organizate do të vazhdojnë.

“.. Organizata ka katër programe dhe njëri prej tyre ka të bëj me përmirësimin e cilësisë në arsim. Në kuadër të këtij programi, prej vitit 2000 janë siguruar 26.7 mil. EUR, e jo 43 mil. EUR siç thuhet në shkrim. Këtu përfshihen edhe një pjesë e fondeve që janë në dispozicion deri në vitin 2022, pra ende të pashpenzuara. Përveç kësaj, në web faqe është dhënë buxheti total i secilit projekt dhe jo e gjithë shuma ka qenë e menaxhuar prej KEC, pasi në shumë raste kemi qenë vetëm nënkontraktorë për ndonjë pjesë më të vogël të projektit. Për më tepër ka aty projekte regjionale, ku një shumë e mirë është shpenzuar edhe për vendet tjera të Ballkanit”, ka shkruar ai.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here