Ministri i jashtëm i Bosnjës: Krejt rajoni ta dënojë vendimin e Prishtinës për taksën ndaj Bosnjës e Serbisë

0
15

Kundër vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës prej 10 për qind për produktet e importuara nga Bosnja dhe Hercegovina ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Crnadak.

Ai ka thënë se shpreson që autoritetet e Bashkimit Evropian të reagojnë ndaj një veprimi të till të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës për taks shtesë prej 10 për qind për produktet e importuara nga Bosnja është në kundërshtim me të gjitha rregullat e tregtisë së lirë në rajon, gjithashtu edhe në kundërshtim me promovimin e raporteve rajonale. Bosnja kundër këtij veprimi të Prishtinës do të reagojë edhe në mekanizmat e CEFTA-s, dhe do të kërkojë që ky vendim i Prishtinës të jetë në agjendën e radhës të takimit të ministrave të Punës së Jashtme që do të mbahet në Mal të Zi me 28 dhe 29 nëntor”, thuhet në reagimin e lëshuar nga MPJ e Bosnjës.

Crnadak ka thënë së është shqetësues fakti se ky vendim i Kosovës përfshinë vetëm dy vende të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke thënë se për këtë shkak ky vendim merr kahje politike.

Ministri boshnjak pret që i gjithë rajoni të dënojë një vendim të tillë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Shpresoj që ky vendim i Prishtinës të nxisë reagimin e BE-së, që të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur kjo çështje”, ka thënë ndër të tjera Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here