Spitali i Pejës i shpërblen punëtorët e pensionuar me orë dore

0
11

Punëtorët e Spitalit të Pejës që do të dalin në pension, do të shpërblehen me nga një orë dore. Gjithë kjo, në shenjë falënderimi për punën që ata kanë bërë ndër vite. Ndërkohë, orët e këtyre punëtorëve pritet t’i kushtojnë buxhetit të shtetit më të varfër në rajon rreth 1 mijë euro.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur tender në vlerë prej rreth 1 mijë euro për furnizim me orë dore për punëtorët e këtij spitali që do të dalin në pension, para këto që do të merren nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.

Për ta furnizuar spitalin me këto orë kishin dorëzuar oferatat tri kompani, por në fund fituese është shpallur kompania D.Z.P “Doxa”.

Kështu thuhet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës që ka publikuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në Spitalin e Pejës i kanë thënë Gazetës Express se këto ora do të ndahen si shenjë falënderimi për punën që kanë bërë ata deri më tani. Për këtë arsye, edhe kanë vendosur t’i shpërblejnë.

“Punëtorët e Spitalit që dalin në pension mas 45 vjetësh kontribut, spitali ka vendosë që me ua dhuru nga një orë në shenjë të falënderimit. Për atë arsye është shpallur tenderi”, ka thënë zyrtarja përgjegjëse për këtë tender, Fitore Krasniqi – Mulliqi.

Kontrata është nënshkruar më 31 tetor të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here