Bizneset spanjolle të interesuara të investojnë në Kosovë

0
6
Disa biznese spanjolle kanë vizituar Gjakovën dhe kanë bashkëbiseduar me rreth njëqind kompani.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se kanë sjellë bizneset spanjolle në Gjakovë me qëllim që edhe në rajonin e Dukagjinit të ketë bashkëpunime e investime, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur bizneset spanjolle të cilat edhe i ka informuar me potencialet që kanë për biznes dhe ftoi ata që të realizojnë investime.

Ndërkaq, udhëheqësi i investitorëve spanjollë, Alberto Garcia Rojas, tha se bizneset nga vendi i tij janë për herë të parë në Kosovë dhe janë të interesuar të investojnë

Ai tregoi se këtu janë 15 biznese nga industria mishit, aluminit, elektrikës, ndriqimit, instalimit, lëkurës, përpunimit të këpucëve, të prodhimit të verërave, parfumeris, detergjenteve, shërbimeve juridike e të tjera.

“Është hera e parë që jemi në Kosovë dhe kjo po na ndryshon bindjen se Kosova është shumë më mirë sesa ne kemi menduar“, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here