Draft-amendamenti i parë për “Republikën e Maqedonisë së Veriut” kaloi në komisionin kushtetues

0
10

Draft-amendamenti i parë për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë sot kaloi në Komisionin kuvendor për çështje kushtetuese me nëntë vota “për” dhe pesë “kundër”.

Me këtë draft-amendament propozohet ndryshimi i fjalës Republika e Maqedonisë me Republika e Maqedonisë së Veriut gjithkund në Kushtetutë përveç në nenin 36 ku ka aspekt historik.

Në ditën e dytë të debatit opozita sërish ka akuzuar se i gjithë procesi për ndryshimin e emrit dhe Kushtetutës është zhvilluar në mënyrë jotransparente dhe pa koncensus dhe se nuk është respektuar verdikti i popullit të prononcuar në referendum. Kanë propozuar që me draft-amendament të sigurohet mbrojtje e gjithë asaj që do të thotë ndryshim i emrit kushtetues.

Në këtë replikoi zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski i cili i hodhi poshtë akuzat se procesi ka qenë jotransparent dhe se nuk është konsultuar opozita. Theksoi se janë mbajtur gjashtë takime tet-a-tet që të sqarohet i gjithë procesi.

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së në të gjithë procesin ka thënë se kjo marrëveshje dhe nënshkrimi është përgjegjësi e Qeverisë. Kur keni proces ku në mënyrë permanente konsultohen opozita dhe presidenti i shtetit, ndërsa ata nuk prononcohen dhe i braktisin takimet atëherë mund të konkludohet se kjo është ikje nga përgjegjësia”, ka nënvizuar Zhernovski.

Komisioni për çështje kushtetuese e vazhdon debatin rreth draft-amendamentit të dytë me me të cilin në Preambulën e Kushtetutës vendimet e KAÇKM-së zëvendësohen me deklaratën e KAÇKM-së dhe shtohet Marrëveshja e Ohrit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here