Fillon rregullimi i shkallëve tek varrezat e dëshmorëve në Nagac të Rahovecit

0
9
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Berat Duraku i kanë  vizituar fshatin Nagac ku kanë përcjellë nga afër fillimin e punimeve për rregullimin e shkallëve për tek varrezat e dëshmorëve të këtij fshati.

Komuna që drejtohet nga Latifi njofton se ky projekt është bërë nga Ministria e BPZHR-së, në bashkëfinancim me komunën e Rahovecit, kurse implementohet nga Grupi Lokal i Veprimit, Rahovec.

“Dëshmorët dhe familjarët e tyre meritojnë të trajtohen me respekt dhe dinjitet nga institucionet dhe për këtë, ne si komunë do të përkujdesemi vazhdimisht”, njofton Komuna e Rahovecit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here