Kërkohen vija të kuqe në dialogun Kosovë – Serbi

0
10
Derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi është në Bruksel, për të negociuar me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë bëjnë apel që të mos-dialogohet pa vija të kuqe. Madje, për temën e kufijve, kërkohet që të mos-flitet fare në Bruksel

Në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, po kërkohet që të vihen vija të kuqe e jo përkufizime kohore.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në Bruksel, Edita Tahiri, për RTV Dukagjinin, tha se  thotë se vija kryesore, duhet të jetë, mos hapja e temës së kufijve.

“Dialogu është një proces afatgjatë. Në këtë fazë Kosova duhet të konsolidohet, në kuptimin e unitetit për këtë dialog autorizimi i delegacionit por edhe te platformës por edhe te vijave te kuqe. Vija kryesore e kuqe është në dialog të mos debatohet për kufijtë, për sovranitetin për Pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Edita Tahiri.

Një dialog me platformë dhe me vija të kuqe po e sheh të pashmangshëm edhe Jeta Krasniqi nga KDI, pasi sipas saj në të kundërtën mund të vijmë në situatën e njëjtë sikurse ne demarkacionin me Malin Zi.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos të përsërisim atë që ka ndodhur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Duke konsideruar se dialogu është një proces i lartë i interesit shtetëror, ne duhet të kemi një platformë për bisedimet Kosovë – Serbi, ku përcaktohen temat e diskutimit, vijat e kuqe, ekipi neguciues, e më pas këto të votohen në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Jeta Krasniqi nga KDI.

Ndryshe, opozita së fundmi, dështoi të votoi një rezolutë, që do t’i kërkonte Presidentit që të mos flas për kufijtë, në bisedimet në Bruksel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here