Arrestohet 16 vjeçarja në Londër, dyshohet se vrau një 22 vjeçar

0
16

Sulmi kishte ndodhur rreth orës 12:30 në mesditën e 4 nëntorit në rrugën “Samos”, që ndodhet afër Pallatit Mbretëror të Britanisë së Madhe

Një vajzë 16 vjeçare është arrestuar nën dyshimin për vrasje të 22 vjeçarit Ayodeji Habeeb Azeez në Londrën jugore. Emri i vajzës që po mbahet në paraburgim nuk është bërë publik nga policia për shkak të moshës së saj.

Ky është arrestimi i tretë që është kryer nga policia lidhur me të njëjtën vrasje, me ç’rast 22 vjeçari ishte therur shumë herë me thikë në një sulm që kishte ndodhur gjatë ditës së diel në një rrugë me ndërtesa banimi. Në anën tjetër, policia po kërkon dëshmitarë të mundshëm të këtij rasti, pasi dy të arrestuarit tjerë, njëri 19 vjeçar e tjetri 21, u liruan nga paraburgimi.

Sulmi kishte ndodhur rreth orës 12:30 në mesditën e 4 nëntorit në rrugën “Samos”, që ndodhet afër Pallatit Mbretëror të Britanisë së Madhe. Policia metropolitane dhe ndihma ajrore e kishin gjetur 22 vjeçarin dhe ia kishin ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore në vendin e ngjarjes, por pavarësisht përpjekjeve, ai kishte ndërruar jetë disa minuta më vonëm shkruan “Independent”,

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here