ATK-ja tërheq numrat fitues nga rimbursimi i kuponëve fiskalë

0
7
Administrata Tatimore e Kosovës sot ka bërë tërheqjen e numrave potencialë fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017, thuhet në njoftim.

Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 1,795.

“Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në ëeb faqe të ATK-së.
Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 12 nëntor deri me datën 16 nëntor 2018, nga ora 8:00- 16:00”, njofton ATK.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here