Çfarë ndodh kur ngordh një elefant?!

0
9

Ky elefant afrikan (në video) është në prag të vdekjes. Ka të ngjarë që ai të ketë humbur brirët e tij gjatë një lufte me një elefant mashkull.

Ajo që ndodh më pas, zbulon se sa i rëndësishëm është një elefant për ekosistemin ku jeton.

Videoja mbresëlënëse e përgatitur nga “National Geographic”, tregon se pas ngordhjes, mbërrijnë në vendngjarje elefantët e tjerë për të mbajtur zi për humbjen e të afërmit të tyre.

Procesi i zisë përfshin “montimin e trupit”, në të cilin ata ngjiten mbi trupin e tij të ngordhur.

Ata gjithashtu vajtojnë duke ecur prapa drejt trupit, shpesh duke e prekur me këmbën e pasme.

Ata eksplorojnë trupin me noçkën dhe këmbët e para. Ende nuk dihet saktësisht ky ritual, por këto veprime janë duke u studiuar nga shkencëtarët.  Me kaq, mbaron “ceremonia familjare”. Ata largohen nga vendi i ngjarjes.

Më pas, mbërrijnë hienat brenda, duke filluar ta shqyejnë kufomën dhe duke e copëtuar. Kjo u jep mundësi atyre të ushqehen.

Hutat nuk kanë sqep aq të fortë se dhëmbët e hienave, ndaj vijnë pas tyre. Megjithëse trishtuese, këto vdekje janë vendimtare për ekosistemet.

Ky banket mund të jetë shpëtim për hutat, popullata e të cilave kanë rënë në të gjithë botën, pasi njerëzit kanë ndryshuar habitatin e tyre dhe i kanë helmuar.

Më pas vjen një leopard i hutuar, por vendos të hajë diçka tjetër.

Përveç ushqimit për këto specie, gjaku dhe lëngjet e tjera që bien në tokë, krijojnë pjellshmëri të saj, pasi mikrobet lëshojnë lëndë ushqyese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here