“Evropa ka albanofobi”, Maloku e quan debil zv/kryeministrin Hoxhaj

0
12
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, e ka quajtur debil zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ky reagim i Malokut vije pas deklaratave të Hoxhajt, i cili tha se “Evropa ka albanofobi”.

Maloku shkruan në rrjetin e tij social Facebook, se Hoxhajt se duhet të këtë turp, nga titulli dhe pozitat që ka për deklarimet që po bën.

Shkrimi i plotë i Malokut:

“Evropa ka albanofobi”!

Enver Hoxhaj (GE) 09.11.2018

Po qyshë s’po të vjen marre, nga titulli qe e ke dhe pozitat që i ke dhe i ke pasë ,o DEBIL? Mbi 850.000 shqiptar të Kosovës jetojnë dhe punojnë me të drejta dhe mundësi të barabarta, si qytetarët Evropian, i mbajnë familjet e tyre dhe krejt Kosovën. Po qyshë mundësh O LLUM i llumit, me të gjithë Ata të tjerët që i ke në parti ( e qe të durojnë Ty aty), me e harru Evropen e kohës së okupimit total dhe luftës? Sa mijëra shqiptar të përndjekur kerkuan dhe gjetën strehim po në këte Evropë të cilës i thua që ka ALBANOFBI?

E vërtetë, Evropa ka fobi pushtetarët, pra Ty dhe të gjithë të tjerët hajna e matrapaz që e katandisët ,si është më keq, Kosovën që nga Pavarësia e kendej!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here