Gjermania përkujton Natën e Kristaltë

0
9
Gjermania do të kujtojë të premten viktimat e masakrës naziste, e cila ka qenë pikënisje e Rajhut të Tretë për shfarosjen e hebrenjve, në kohën kur anti-semitizmi po rritet në Perëndim.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i këtij shteti, Frank-Walter Steinmeier do t’iu bashkohen liderëve hebrenj në sinagogën më të madhe në Gjermani për të përkujtur 80 vjetorin e asaj që njihet si “Nata e Kristaltë” apo Nata e Thyerjes së Xhamave.

Steinmeier do të mbajë një fjalim në Parlamentin gjerman, për të shënuar një nga ditët më të errëta të Gjermanisë, mirëpo edhe për të kujtuar dy ngjarje tjera që kanë ndodhur më 9 nëntor, përfundimin e qeverisjes perandorake më 1918 dhe rënien e Murit të Berlinit më 1989.

Megjithatë dita më e rëndë në mesin e këtyre tri datave është ajo e vitit 1938, kur nazistët kanë vrarë të paktën 90 hebrenj, kanë djegur 1,400 sinagoga në Gjermani dhe Austri, si dhe kanë shkatërruar dyqanet dhe bizneset e zotëruara nga hebrenjtë.

Masat e koordinuara janë arsyetuar me të shënat fatale të 7 nëntorit 1938, ndaj një diplomati gjerman në Paris nga një student hebre nga Polonia.

Në atë që është cilësuar si hakmarrje, nazistët kanë dëbuar të paktën 30,000 hebrenj në kampe të përqendrimit.

Përveç kësaj, ata kanë detyruar hebrenjtë të pagujanë “kompensim” për dëmet e shkatuara në prona.

Fushata brutale ka arritur në pikën që persekutimet lokale të hebrenjëve atë kohë janë bërë sistematike dhe kanë kulmuar me Holokauest që ka rezultuar me gjashtë milionë persona të vdekur.

“Neo-nazistët e inkurajuar’

Në vjetët e fundit në gjithë Gjermaninë më 9 nëntor, shumë persona ulen në gjunjë për të lustruar pllakat e veçanta në tokë, në të cilat gjenden emrat e viktimave përpara shtëpive të tyre.

Mirëpo vitin e kaluar në Berlin, 16 pllaka janë nxjerrë nga sheshet dhe janë vjedhur pak para përvjetorit të Natës së Kristaltë, si shenjë e ringjalljes së anti-semitizmit.

Në 80 vjetorin e Natës së Kristaltë, të njohur në Gjermani edhe si Reichspogromnacht, militantët e të djathtës ekstreme kanë planifikuar mbajtjen e protestave në Berlin, duke detyruar autoritetet të ndalojnë një gjë të tillë.

“Ideja që ekstremistët e të djathtës ekstreme të marshojnë në distrikte qeveritare në errësirë me qirinj është e pabesueshme”, ka thënë ministri i Brendshëm i Berlinit, Andreas Geisel.

“Ne nuk duhet të tolerojmë hapjen e ekstremizmit të së djathtës ekstreme me arsyetimin e lirisë së shprehjes”.

Presidenti i Kongresit Botëror të Hebrenjëve, Ronald Lauder, ka vënë në pah përkeqësimin e situatës në Perëndim.

“Do të ishte e pamundshme që të shënojmë këtë ngjarje në historinë e hebrenjeve pa theksuar klimën e frikshme të anti-semitizimit dhe ksenofobisë në rritje në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve, AFP.

“E djathta ekstreme është duke fituar fuqi me një shpejtësi alarmante dhe neo-nazistët janë duke u ndjerë të inkurajuar për të marshuar në rrugë duke bërtitur me gjuhë të urrjetjes dhe duke mbrojtur linjat më të rrezikshme të nacionalizmit dhe urrejtjes”.

“Detyra jonë”

Në Gjermani, partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, është aktualisht partia me e madhë opozitare në parlament, pavarësisht pse anëtarët kyçë të saj kanë sfiduar kulturën shtetërore të kompensimeve të bëra për Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin.

Rreth Atlantikut, Shtetet e Bashkuara janë përballur me sulmin më të rëndë anti-semitik muajin e kaluar, pasi si pasojë e një sulmi kanë vdekur 11 persona në një sinagogë në Pitsburg.

Komisioneri gjerman për luftimin e anti-semitizmit, Felix Klein, ka pranuar se “diskursi në shoqëri është duke u ashpërsuar”, mirëpo ka theksuar se demokracia jonë sot është stabile dhe e fuqishmë. Është plotësisht ndryshe nga situata e vitit 1938 në Republikën e Weimarit”.

Megjithatë ai ka shtuar se “në të njëjtën kohë, këto vlera duhet të vendosen në krye dhe të mbrohen”.

Lauder po ashtu ka kërkuar nga popullsia që të jetë e kujdesshme.

“Në nëntor të vitit 2018 nuk jemi duke u përballur me humnerën e një tjetër Nate të Kristaltë, ka thënë ai, “mirëpo është detyra jonë të parandalojmë që mizori të tilla të mos ndodhin asnjëherë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here