Grekët bënë thirrje raciste në jug të Shqipërisë, Bushati e “kalon” me Disraelin

0
9
BUSHATI PER RAPORTIN E DASH - Deputeti i PS Ditmir Bushati, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se DASH kritikoi te gjitha ato ceshtje ku opozita ka ngritur perhere zerin.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagoi për thirrjet raciste të grekëve dje në Bularat gjatë ceremonisë së varrimit të Konstandinos Kacifas.

Përmes një statusi në Twitter, ai ka dhënë një mesazh jo vetëm për politikanët në Greqi, por edhe për ata zëra shqiptarë që kërkuan një reagim më të ashpër nga strukturat e shtetit shqiptar.

Duke cituar një shprehje të famshme të ish-kryeministrit britanik Benjamin Disraeli, Bushati shpjegon dhe qëndrimin e autoriteteve shqiptare ndaj zhvillimeve të ditëve të djeshme në Bularat.

“Situatat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja është pjesë e fuqisë tonë. Ne politikanët gjykohemi vetëm nga veprimet tona për të nxitur ose urtësuar situatat”, citon Bushati.

Ndërkohë që ditën e djeshme grekët e ardhur për varrimin e Kacifas brohoritën në jug të Shqipërisë, Epiri i Veriut dhe Maqedonia është Greqi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here