Hetimi për ekstremistët që morën pjesë në varrimin e Kacifas

0
7
Të 12 të shoqëruarit, pasi u pyetën nga Policia e Gjirokastrës dhe agjentë të antiterrorit të ardhur nga Tirana, janë liruar pa zbardhur e premtja, pa u përmbushur orari zyrtar.

Secili prej tyre është pyetur për mënyrën se si ka hyrë në Shqipëri, pasi në rrjetet sociale atyre u është ofruar udhëtim falas për në vendin tonë.

Nuk ka asnjë vendim ende për shpalljen të padëshirueshëm të personave që bënë thirrje kundër kombit shqiptar. Autoritetet shqiptare pritet të marrin një vendim e më tej t’ia delegojnë Ministrisë së Jashtme, që duhet të marrë vendimin përfundimtar për shpalljen e personave “non grata”.

Prokuroria e Gjirokastrës po heton për nxitje të urrejtjes për shtetasit e shoqëruar në polici, të cilët do të procedohen në gjendje të lirë, raporton “tch”.

Rezulton se kufirin e ka kaluar në mënyrë të paligjshme ekstremisti grek Karafanos, i cili nuk është i regjistruar në asnjë nga pikat e kalimit kufitar në Shqipëri. Ai ka shpjeguar se ka hyrë në mënyrë të ligjshme, por nuk rezulton në sistemin TIMS. Nuk dihet ende se si ak hyrë në Shqipëri, por thuhet se ka hyrë përmes kufirit të gjelbër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here