Ish-udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik: S’duhet të kthehemi te Lufta e Ftohtë

0
15

Mikhail Gorbachev, kreu i fundit sovjetik, paralajmëroi të enjten se duhet dalë kundër rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, pasi nuk duhet të ketë kthim në Luftën e Ftohtë.

87-vjeçari, i cili fizikisht është i dobët për shkak të moshës u ndihmua nga ndihmësit në sallën e kinemasë për të parë premierën e një dokumentari të ri në Rusi mbi jetën e tij, reformat e tij sovjetike në vitet 1980 dhe kontrollin e armëve që ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Pas dokumentarit ai foli shkurtimisht në një sallë kinemaje dhe u pyet nëse bota do të përballet me një luftë të re të ftohtë.

“Ne duhet të qëndrojmë prapa,- tha ai- dhe jo vetëm nga Lufta e Ftohtë. Ne duhet të vazhdojmë kursin që kemi hartuar. Ne duhet ta ndalojmë luftën një herë e përgjithmonë. Më e rëndësishme është të heqim qafe armët bërthamore”, u shpreh Gorbachev, shkruan Reuters.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here